“Gostitën” Ikardin & CO me 2 asiste dhe 1 gol, zbuloni notat dhe statistikat e shqiptarëve Tuci-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 23:35

“Gostitën” Ikardin & CO me 2 asiste dhe 1 gol, zbuloni notat dhe statistikat e shqiptarëve Tuci-Laçi

Sparta e Pragës iu fal futbollistëve shqiptarë Indrit Tuci dhe Qazim Laçi, që “gostitën” turqit e Gallatasarait me 2 asiste dhe 1 gol, në duelin e Ligës së Europës që përfundoi me shifrat 4-1, teksa dërguan në shtëpi Ikardin & CO. 

laci me tucin sparta

Sulmuesi Tuci arriti të shënonte dhe të asistonte në këtë përballje, teksa u vlerësua me notën 8.1 nga “Sofa Score”. Edhe pse u hodh nga stoli në minutën e 66, kaq ishin mjaftueshëm që 23-vjeçari të shndërrohej në yllin e mbrëmjes.  

laci dhe tuci sofa

Ndërkohë për sa i përket Qazim Laçit, mesfushori i Kombëtares shqiptare, asistoi për golin e katërt të sfidës. Dibrani u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofa Score”.  

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Gol dhe asiste ndaj Gallatasarait të Ikardit, Tuci e Laçi dhurojnë “show” në kualifikimin e Spartës së Pragës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"