VIDEO/ Gol dhe asiste ndaj Gallatasarait të Ikardit, Tuci e Laçi dhurojnë “show” në kualifikimin e Spartës së Pragës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 0:15

VIDEO/ Gol dhe asiste ndaj Gallatasarait të Ikardit, Tuci e Laçi dhurojnë “show” në kualifikimin e Spartës së Pragës

Mbrëmje magjike për sulmuesin shqiptar Indrit Tuci me fanellën e Spartës së Pragës. 23-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 66-të në duelin ndaj Gallatasarait të vlefshëm për raundin e 1/16-ve të Ligës së Europës, teksa në minutën e 74-t, arriti të shënonte me kokë falë krosimit të Zelenit.  

tuciii goli

Një gol me peshë ky për shqiptarin, që mund t’i sjellë kualifikimin Spartës së Pragës. Falë realizimit të Tucit, skuadra çeke kaloi në avantazh 2-1 ndaj Gallatasarait të Ikardit & CO.  Por sulmuesi kuqezi nuk u mjaftua me kaq teksa në minutën e 80-të asistoi për golin e drejtë të shënuar nga Haraslin. 

tuci indrit

Në këtë mbrëmje spektakolare për Spartën e Pragës nuk mungoi as Qazim Laçi, që u bë protagonist me asistin e dhuruar për golin e katërt të shënuar nga Kuchta në minutën e 96-të. 

GOLI I TUCIT: VIDEO 

ASISTI I TUCIT: VIDEO 

ASISTI I LAÇIT: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"