“Goli i shpejtë na prishi planet”, Tafas: Nuk duhet të ngatërrohem me VAR-in, s’më takon që të flas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 16:10

“Goli i shpejtë na prishi planet”, Tafas: Nuk duhet të ngatërrohem me VAR-in, s’më takon që të flas…

Kapiteni i Kukësit, Angelo Tafas ka folur pas barazimit me Laçin. Ai është shprehur i pakënaqur me veten për shkak se arriti të pësojë gol.

bandicam 2023-12-23 15-54-54-398

“Ishte një ndeshje me ritëm të lartë, por goli i shpejtë na prishi planet, për arsye se lojtarët vetvetiu u tërhoqën shumë mbrapa dhe e lamë Laçin për të luajtur, diçka që nuk e kishim planifikuar fare. Me atë që kam parë unë, në momentin që Melo ka goditur topin, Lala ka futur kokën, ishte fragment sekondësh, nuk duhet të ngatërrohem me VAR-in smë takon mua që të flas. Nuk jam i kënaqur me veten, do të isha nëse do ta mbaja portën të paprekur. Pritshmëritë vijojnë të jenë të njëjta që Kukësi të qëndrojë në kategori”, tha ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"