Goli i parë me Shpresat, flet Karrica: Idhull kam Nejmar, por më pëlqen Manaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2021 | 22:05

Goli i parë me Shpresat, flet Karrica: Idhull kam Nejmar, por më pëlqen Manaj

Bernard Karrica është bërë protagonist sot i suksesit të radhës të përfaqësueses shqiptare U21 përballë Sllovenisë. Nëse përballë Andorrës pak ditë më parë ai shpërdoroi shumë raste, sot ndaj sllovenëve rregulloi shënjestrën dhe tundi rrjetën me një diagonale të fortë në fillimin e pjesës së dytë.

Karrica

 

“Për golin ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe në fund të merrnim fitoren. Jam shumë i lumtur me golin e shënuar. Pas humbjes kundër Çekisë, treguam një rritje shumë të madhe në dy ndeshjet e fundit, na vlejnë shumë 6 pikë në dy ndeshje. Golin së pari ia dedikoj familjes dhe të gjithëve ata që ishin këtu për të na mbështetur”, u shpreh ai pas sfidës për RTSH.

I pyetur se kush janë lojtarët që e frymëzojnë në karrierë, Karrica tregoi zgjedhjet e tij. “Si idhull për mua ka qenë gjithmonë Nejmar, ndërsa në kombëtaren A më pëlqen shumë Rei Manaj. Nga emrat e të kaluarës? Do të kisha marrë Bogdanin”, tha Karrica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"