“Goli i Dinamos ishte i rregullt”, moviola e Jeminit: Topi s’është prekur, sepse nuk lëviz…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 23:48

“Goli i Dinamos ishte i rregullt”, moviola e Jeminit: Topi s’është prekur, sepse nuk lëviz…

Goli i Dinamos ndaj Korabit, shkaktoi polemika të shumta, teksa miqtë pretendojnë se Danaj shënoi në pozicion jashtë loje, ndërkohë sipas ish-arbitrit të FIFA-s, Lorenc Jemini, goli i bluve nga kryeqyteti ishte i rregullt. I ftuar në studion e “Procesit Sportiv”, Jemini deklaroi:

Jemini

“Ka pasur polemika, luante Dinamo me Korabin. Ka pasur një karton të kuq. Për dy të verdhë. Kartoni i parë i verdhë dhe i dyti për mua janë. Janë ndërhyrje që nuk ke çfarë iu bën.

Dinamooo

I gjithë dyshimi është a e ka prekur topin lojtari i Dinamos, në qoftë se ai e ka prekur topin është pozicion jashtë loje. Për mua, nuk e ka prekur topin. Topi nuk lëviz. Kjo Kategoria e Parë i ka pamjet të vështira. Nuk e ka prekur topin dhe goli është i rregullt”, u shpreh Jemini.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Dinamo i “falet” Danajt, blutë mposhtin Korabin dhe i marrin vendin e dytë Flamurtarit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"