VIDEO/ Dinamo i “falet” Danajt, blutë mposhtin Korabin dhe i marrin vendin e dytë Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 0:02

VIDEO/ Dinamo i “falet” Danajt, blutë mposhtin Korabin dhe i marrin vendin e dytë Flamurtarit

Dinamo ka mundur me rezultatin 1-0 Korabin në sfidën e fundit të javës së 21-të të Kategorisë së Parë. vmnbvmvv

Në pjesën e parë të dyja ekipet patën mundësi të mira për të kaluar në avantazh, por asnjëra prej ekipeve nuk arriti ta bënte. Ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi pas Dinamo kaloi në avantazh në minutën e 75’ falë Redon Danajt.

Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vendin e 2-të me 40 pikë ndërsa Korabi mbetet në të 4-in me 32 pikë.

DINAMO 1-0 KORABI

75′ Danaj

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë .

86’ Joti largohet nga fusha, zëvendësohet nga Demaj.

80’ Largohet Brajan Selmani, zëvendësohet nga Paplekaj.

75’ GOOOL DINAMO 1-0! Pas një krosimi në zonë, Danaj ul topin dhe shkund rrjetën e Qyranit.

72’ Largohen Vokrri dhe Dikson, në vend të tyre hyjnë Smaçi dhe Preloshi.

65’ Keko gjuan drejt portës, por Lukas Krosta bën heroin dhe largon rrezikun.

64’ Denison godet drejt portës, por traversa i mohon golin.

61’ Mija kërcen në zonë dhe godet me kokë, por shtylla i mohon golin bluve.

60’ Kasalla lë fushën e lojës, ka minuta për Henri Markun.

57’ Largohet Marku, zëvendësohet nga Amarildo Gjoni.

47′ Ndërhyn ashpër ndaj Diksonit, Brajan Selmani ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë!

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1′ Ndërhyn në mënyrë ta gabuar ndaj një futbollisti të Korabit, Vokrri ndëshkohet me të verdhë.

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

40’ Daja ka mundësi të mirë në zonë, por nuk arrin të finalizojë me gol.

35’ Tabaku ndërhyn ashpër ndaj Denison, ndëshkohet me një tjetër karton të verdhë dhe largohet nga fusha me të kuq.

25’ Karamba niset drejt portës, por Qyrani ndërhyn saktë dhe ia largon topin. Aty ndodhet Marku i cili gabon me portë të boshatisur.

18′ Bardhi godet drejt portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

17’ Daja niset me topin drejt portës, por Kasalla ndërhyn saktë dhe largon rrezikun.

16’ Vokrri shkakton faull ndaj Kasallës, i gjuan me shkelm në fytyrë.

8’ Lala proteston ndaj arbitrit, ai e ndëshkon me të verdhë.

7’ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Vokrrit, Tabaku ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Krosta, Dikson, Mija, Imami, Prodani, Vokrri, Daja, Bardhi, Karamba, Denison, T.Marku.

Trajner: Dritan Mehmeti

KORABI: Qyrani, Lila, Selmani, Lala, Kasalla, Tabaku, Joti, S.Mziu, Dragoi, Keko, Beshiraj.

Trajner: Shpendi Kumbarçe

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent 1: Emigres Ganxhi

Asistent 2: Astrit Mahmuti (Elbasan)

Delegat: Eraldi Shera (Shijak)

Vëzhgues: Plarent Kotherja (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"