Gol historik ndaj Finlandës, Valon Berisha shpallet “Lojtari më i mirë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2017 | 13:54

Gol historik ndaj Finlandës, Valon Berisha shpallet “Lojtari më i mirë”

Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar ditën e djeshme mbrëmjen gala për të shpallur Lauretët e Vitit 2016. Mes shumë të ftuarish të huaj, mes tyre edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, FFK-ja ndau çmimet për më të mirët e vitit që lamë pas.

laureatet2016-valonberisha1

Valon Berisha, mesfushori i Salzburgut, i cili braktisi kombëtares e Norvegjisë për të veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës, u shpall “Futbollisti më i mirë” kosovar i vitit 2016. Përveç cilësive të tij të padiskutueshme, rolin kryesor për fitimin e këtij çmimi e luajti goli i parë zyrtar në historinë e përfaqësueses së Kosovës i realizuar në transfertë ndaj Finlandës në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018”, e përfunduar me rezultatin 1-1.

goli kosova berisha

“Jam shumë krenar për këtë vlerësim. Falënderoj FFK-në, përzgjedhësin Albert Bunjaki me stafin e tij për këtë çmim. Ka qenë një vit shumë i mirë për mua si me Përfaqësuesen ashtu edhe me ekipin tim Red Bull Salzburg. Falënderimi i takon Zotit mas pari për shëndetin dhe aftësinë që ma ka dhënë të luaj futboll. Gjithashtu falënderoj familjen time që gjithmonë e kam pas përkrahjen e saj që kur e kam filluar këtë profesion. Shpresoj që vitit 2017 të jetë me të gjitha të mirat dhe Kosova të ecë përpara”, u shpreh Berisha.

Mbrëmjen e djeshme u nderuan me mirënjohje për kontribut të veçantë për futbollin e Kosovës institucionet dhe kompanitë: MKRS, Vala, TEB bank, Policia e Kosovës,  Hotel “Emerald”, DigitAlb, Malësia Reissen dhe Raiffesien Bank. Për kontribut të veçantë u nderuan edhe individët Rainer Milkorait, Thierry Favre, Bekim Haxhiu e Murat Hoxha.

Me mirënjohje u nderuan Shoqata e gazetarëve sportivë dhe tifozeria “Dardanët”.

FFK-ja nderoi me mirënjohje pas vdekjes ata që ndërruan jetë gjatë 2016-s si: Hamdi Govori, Muharrem Ismajli, Bedri  Hamza, Sali Vula e Fatmir Morina.

Si çdo vit, edhe për vitin 2016, FFK-ja shpalli “Punëtorin më të mirë sportiv”, epitet ky i cili i takoi presidentit të KF Trepça ’89, Abedin Zeka.

Klubi më i mirë në futsall u shpall “Feniks” nga Drenasi dhe futbollisti më i mirë i futbollit në sallë u  shpall Narcis Alibegu.

Në futbollin e femrave klubi më i mirë ishte KF Hajvalia, ndërkaq Zylfije Bajramaj ishte futbollistja më e mirë dhe Edona Kryeziu ishte golashënuesja më e mirë.

Feronikeli u shpall klubi më i sukesshëm dhe klubi më ‘Fair-play’ për vitin 2016.

Gjyqtari më i mirë i vitit 2016 u shpall Genc Nuza, që njëkohësisht është edhe i nominuari për gjyqtar ndërkombëtar nga FIFA.

Epiteti i trajnerit më të suksesshëm i takoi trajnerit të skuadrës kampione Feronikelit,  Afrim Tovërlani.

Futbollisti më i mirë i Vala-Superligës sipas votave të gazetarëve sportive (SHGSK) u shpall Behar Maliqi, anëtar i skuadrës kampione “Feronikeli”.

11-shja më e mirë sipas vlerësimit të trajnerëve të Vala-Superligës është me këtë përbërje:

  1. Faton Maloku – KF Gjilani
  2. Armend Thaçi – KF Gjilani
  3. Liridon Leci – FC Prishtina
  4. Behar Maliqi – KF Feronikeli
  5. Armend Dallku – FC Prishtina
  6. Fidan Gerbeshi – KF Feronikeli
  7. Xhevdet Shabani – KF Besa
  8. Mentor Zhdrella – KF Feronikeli
  9. Oto John John – Trepça ’89,
  10. Hamdi Namani – KF Llapi
  11. Granit Arifaj – KF Drenica

Në fjalën e tij para të ftuarve, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, u shpreh: “Sonte vërtet jam i privilegjuar që po ju drejtohem dhe jam po aq krenar për fjalën që e mbajtëm, për realizimin e vizionit të pararendësve – finalizimin e qëllimit që Kosova të pranohet në UEFA e FIFA.

laureatet2016-21

Kjo tashmë u arrit, u bë, por pas një pune të madhe, pas një sakrifice dhe angazhimi të secilit, që ishte e është në Federatë dhe jo vetëm në Federatë. Rrëqethem sot nga ajo rrugë aq e mundimshme, nëpër të cilën kaluam dhe të cilën nuk do ta harroj kurrë, sepse ishte me leqe djallëzore e hileqare të shumë përfaqësuesve të federatave të ndryshme kombëtare dhe të disa individëve të mbrapshtë, të cilët më shumë bënin politikë se sa sport.

Por, në anën tjetër me miqtë tanë të shumtë, me të cilët lobuam dhe punuam aq fortë, ia dolëm mbanë. Prandaj, nga këtu do t’u falënderohem edhe një herë dhe t’u uroj e përgëzoj për gjithë ndihmën që na e dhanë. Ne u lindëm dhe filluam hapat e parë t’i hedhim në gara ndërkombëtare, në eliminatore të një Botërori, që pa marrë parasysh rezultatet momentale, duhet të ndjehemi mirë, të ndjehemi krenarë që u përfshimë dhe po paraqitemi me simbolet tona shtetërore, për të cilat aq shumë vuajtëm. Ne tani jemi me identitet dhe me dinjitet.”

laureatet2016-25

laureatet2016-24

laureatet2016-23

laureatet2016-22

laureatet2016-20

laureatet2016-19

laureatet2016-18

laureatet2016-17

laureatet2016-16

laureatet2016-15

laureatet2016-14

laureatet2016-13

laureatet2016-12

laureatet2016-11

laureatet2016-10

laureatet2016-9

laureatet2016-8

laureatet2016-7

laureatet2016-6

laureatet2016-5

laureatet2016-4

laureatet2016-3

laureatet2016-2

laureatet2016-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"