Gol, asist dhe karton i kuq/ Mesfushori shqiptar i bën të gjitha, ja nota dhe statistikat e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 23:27

Gol, asist dhe karton i kuq/ Mesfushori shqiptar i bën të gjitha, ja nota dhe statistikat e tij

Eduart Rroca ishte protagonist absolut në triumfin 0-2 që skuadra e tij Manisa arriti në transfertë ndaj Altait. 30-vjeçari fillimisht asistoi në golin e parë të shënuar nga Burak Altiparmak në minutën e 12-të, ndërkohë 3 minuta më vonë, Rroca gjeti rrugën e rrjetës duke dyfishuar shifrat në 0-2. 

RROCA EDUART

Mesfushori nga Lushnja u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45+2’, teksa në minutën e 83-të mori dhe kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë, por për fat të mirë, kjo gjë nuk ndikoi në rezultatin e sfidës.  

Ky ishte goli i parë i Rrocës me fanellën e Manisës, ku është aktivizuar 8 ndeshje si dhe ka dhuruar 3 asiste.  

Në fund të duelit, ish-mesfushori i Luftëtarit dhe Kukësit në Superiore, u vlerësua me notën 8.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke rezultuar kështu si njeriu i ndeshjes. Përveç golit dhe asistit, Rroca regjistroi edhe një tjetër shans të madh shënimi. 83 % të pasimeve të tij ishin të sakta.  

rroca sofa

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Asist dhe shënon golin e parë me fanellën e Manisës, mesfushori shqiptar shkëlqen në Turqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"