Gafa e pabesueshme, Kvaratskhelias ia shkruajnë emrin gabim në trofeun për golin e vitit në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 20:48

Gafa e pabesueshme, Kvaratskhelias ia shkruajnë emrin gabim në trofeun për golin e vitit në Serinë A

Kviça Kvaratskhelia ka qenë një nga futbollistët e vlerësuar në mbrëmjes festive “Gran Galà del Calcio 2023”. Sulmuesi gjeorgjian i Napolit, u vlerësua si fituesi i çmimit për golin më të bukur të sezonit të kaluar, ku ai ishte një ndër protagonistët e fitores së titullit kampion për napolitanët.

fggdfgggg

Por shoqata e futbollistëve profesionistë italianë, “AIC”, që organizoi votimin për kategoritë e ndryshme, duket se ka bërë një gafë të pazakontë, duke i shkruar gabim emrin në trofe futbollistit gjeorgjian. Një gazetar gjeorgjian, i pranishëm në sallë, ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, gabimin që ishte bërë me bashkëkombësin e tij.

Megjithatë, ky i fundit, nuk ka ngurruar të pozojë për foto me trofeun, ndonëse ai ishte me shkronja të vendosura gabim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"