Ftesë nga Reja dhe kampionati shqiptar, Sadiku: Është herët, Tirana i ka çmendur të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 0:31

Ftesë nga Reja dhe kampionati shqiptar, Sadiku: Është herët, Tirana i ka çmendur të gjithë

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Sadiku la të kuptohet se dëshiron të vazhdojë të luajë për Malagën. Në lidhje direkte me “Zona Gol”, futbollisti shtoi se ndihet mjaft mirë te skuadra andaluziane, pasi po luan rregullisht dhe po shënon duke fituar respektin e tifozëve dhe trajnerit. 

662x372a_07232300sadiku

Duke qenë se Levante ka kartonin e tij, Sadiku theksoi se do të vendosë për të ardhmen e tij në muajin qershor kur përfundon huazimi i tij te Malaga.

Në lidhje me shortin e Shqipërisë, Sadiku u shpreh se pavarësisht se rivalët duken të lehtë në letër, duhet të merren seriozisht.

“Shorti i Ligës së Kombeve për Shqipërinë – Distanca gjeografike me kundërshtarët do të jetë e mundimshme për ne. Në letër mund të jenë të lehtë, por duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një që të dalim të parët, pastaj të shkojmë në ‘play-off’.

Kombëtarja – Më ka mungur shumë kombëtarja. I kam ndjekur ndeshjet këtu në Malaga. Jam i kënaqur tani, nuk kam dëmtim, kam formë të mirë dhe uroj të kthehem te kombëtarja.

E ardhmja – Jam i huazur këtu, kam dhe 1 vit te Levante. Do të kthehem. Jam shumë mirë këtu, më duan tifozë, klubi, por është herët për të folur për të ardhmen. Jemi në mars, është pak herët. Në qershor do ta shohim çdo të bëjmë me Levanten. Jam duke luajtur rregullisht. Jam munduar të rikuperohem. Kam gjetur vetveten, po shënoj, shpresoj që Zoti të mos më sjellë më dëmtime”, përfundoi Sadiku.

Në vazhdim të emisionit “Zona Gol”, futbollisti i Shqipërisë u shpreh se është ndjerë tepër i gëzuar në momentin kur u takua me shokun e kombëtares Keidi Baren. Ai shton se Bare e ka ndihmuar shumë në përshtatjen me qytetin spanjoll dhe gjuhën.

sadiku

I pyetur nëse ka marrë ftesë nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja për miqësoret e muajit mars kundër Sllovenisë dhe San Marinos, Sadiku tregoi nuk ka marrë një ftesë. Për sa i përket kampionatit shqiptar, ai sheh si favorit Tiranën për të fituar trofeun.

“Miqësia me Keidi Baren –
Më ka ndihmuar shumë. Keidi ka një vit këtu. Më ka ndihmuar që në fillim që kur erdha te Malaga për t’u ambjentuar në jetë. Nuk e kam ditur në fillim shumë mirë gjuhën. Tani shkojmë shumë mirë dhe me familjet. Më ka ndihmuar shumë familja e tij. Jam i gëzuar që Keidi është bashkuar me kombëtaren dhe po luan mirë.

Keidi-Bare-Cifu-entrenandose_1411968962_112931015_667x375


Numri 9 dhe jo 10 te Malaga –
Kur erdha 10 e kishte Rodriguez, 9 ishte bosh. Ishin lojtarët të tjerë, por s’e morën sepse është numër me peshë. Më duhej ta merrja, numër tjetër nuk i shkonte asnjë sulmuesi.

Ftesa për miqësoret – Nuk ka ardhur akoma, është herët.

armando sadiku

Kampionati shqiptar –
I kam ndjekur disa takime. Besoj se Tirana i ka çemndur të gjithë. Më 11 ndeshje pa humbje. Besoj se do të dalin kampionë”, deklaroi Armando Sadiku.

Muca Tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"