Postuar: Maj 27, 2018 | 10:17
FSHF i beson 3 gjyqtarëve të FIFA-s finalen e Kupës, ja kush do të vendos drejtësi në “Elbasan Arena”
Do të jetë gjyqtari lezhjan me stëmën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti që do të vendosë drejtësi në finalen e Kupës mes Skënderbeut dhe Laçit.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që në këtë sfidë të jenë të pranishëm 5 gjyqtarë. Ermal Barushi dhe Denis Rexha do të jenë ndihmës së Hamitit, ndërsa Jorgji dhe Xhaja do të qëndrojnë pas porte.

SKËNDERBEU-LAÇI ora 19:00
Gjyqtarë: Eldorjan Hamita, Ermal Barushi, Denis Rexha
Pas porte: Enea Jorgji, Juxhin Xhaja













