Frika e madhe e krizës financiare, Barcelona duhet të “presë” 200 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2023 | 21:45

Frika e madhe e krizës financiare, Barcelona duhet të “presë” 200 milionë euro

Barcelona, pas frikës së madhe të krizës financiare, është rikthyer bindëse dhe fituese nën drejtimin e Ksavit dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer kampione e Spanjës.

CAMP NOU BARCELONA

Gjithsesi, nëse në aspektin sportiv gjërat po shkojnë shumë mirë, në atë financiar ka ende shumë punë për të bërë, si për shembull shkurtimi me 200 milionë euro i kostove për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht në Katalunjë ka shumë lojtarë që ndoshta paguhen kot dhe më shumë seç duhet madje, prandaj futbollistë të tipit Frenk Kesi, Ferran Torres e Frenki de Jong, që erdhën me shumë bujë, të bëjnë valixhet në verë, por pse jo edhe veteranë si dy Serxhit, Buskets dhe Roberto.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"