FOTOLAJM/ Problemi me vizat dhe sulmet kibernetike nga Irani, Kukësit i vjen më në fundi lojtari nga Mauritania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 14:20

FOTOLAJM/ Problemi me vizat dhe sulmet kibernetike nga Irani, Kukësit i vjen më në fundi lojtari nga Mauritania

Merr fund pritja e Kukësit për Abdou M’Bark El Id, futbollisti nga Mauritania.

Abdou M’Bark El Id

Mesfushori 23-vjeçar ka mbërritur te Kukësi pas shumë peripecive me problemet me vizën ku sistemi TIMS ishte i bllokuar nga sulmet kibernetike të Iranit.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një foto të tij gjatë prezantimit zyrtar me Kukësin.

Mesfushori afrikan, më herët ka milituar në kampionatin spanjoll me klubin e Numansias.

Fillimisht është aktivizuar në dy ekipet e vendit të tij, siç janë Konkorde dhe Nouadhibou, skuadër tek e cila ka luajtur së fundmi. Gjatë sezonit 2021-2022 ka arritur të fitojë edhe titullin kampion të Superligës në Mauritani.

Përpos forcës fizike, M’Bark është efikas edhe në fazën ofensive, ku ka arritur të gjejë disa herë rrugën e rrjetës me skuadrat ku ka luajtur.

mbark

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Sulmet nga Irani prekin Kukësin, verilindorëve u ngec mesfushori për një vizë

Mbërritja në Shqipëri sfidë më vete, mesfushori që do t’i bashkohet Kukësit mbetet “peng” prej sulmeve kibernetike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"