Mbërritja në Shqipëri sfidë më vete, mesfushori që do t’i bashkohet Kukësit mbetet “peng” prej sulmeve kibernetike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 14:27


Mbërritja në Shqipëri sfidë më vete, mesfushori që do t’i bashkohet Kukësit mbetet “peng” prej sulmeve kibernetike

Abdul Mubarak Al-Eid, mesfushori nga Mauritania, ka akord me Kukësin, por mbërritja e tij në Shqipëri duket sfidë më vete.

Abdou M'bark El Id

Pritej që 23-vjeçari t’i bashkohej sa më shpejt skuadrës verilindore, që në kohën kur drejtohej nga Skënder Gega, por viza për të ardhur në Shqipëri është kthyer në një problem më vete.

Së pari, bëhet fjalë për një shtet afrikan që ka problemet e tij me vizat.

Shpresohej që në fillim të shtatorit që kjo situatë të merrte zgjidhje, por duke parë edhe sulmin që kanë bërë hakerat iranianë në sistemet e vendit tonë (TIMS), u shty akoma edhe më shumë kjo histori.

Në Kukës shpresojnë që t’i mbyllin sa më parë dokumentacionin për të mbërritur në vendin tonë, por çdo ditë po hasin në pengesa dhe po e kanë të pamundur ta bashkojnë lojtarin me skuadrën.

PANORAMASPORT.AL