FOTOLAJM/ Darkë me 3 zonja moldave, drejtuesit e Laçit nuk i shpëtojnë “paparacit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2022 | 21:41

FOTOLAJM/ Darkë me 3 zonja moldave, drejtuesit e Laçit nuk i shpëtojnë “paparacit”

Futbolli ka evoluar shumë së fundmi dhe jo vetëm që është shtuar pjesëmarrja e femrave që e luajnë këtë sport, por edhe në menaxhimin e klubeve po shohim gjithnjë e më shumë zonja drejtuese në rolin e agjenteve, administratoreve sportive deri edhe te presidentet. Prandaj edhe darkat zyrtare mes drejtuesve të dy klubeve para një ndeshjeje, që dikur dominoheshin vetëm nga pjesëmarrja e meshkujve, tani nuk janë më si më parë.

290575279_5109902515798513_128334530443246860_n (1)

Mjafton t’i hedhësh një sy edhe fotos së darkës zyrtare mes drejtuesve të Laçit dhe drejtuesve të Petrokub Hinçeshtit, një natë para se të luhej ndeshja. Në tavolinë janë edhe tre zonja që merreshin me administrimin e klubit vendës, të cilat shoqëronin presidentin Nikolae Husati.

Nga zyrtarët e Laçit ishin drejtori teknik Naim Halili, drejtori sportiv Aleksandar Ignjatoviç si dhe zyrtarët e klubit Dario Pali dhe Kleo Laska. Ky i fundit është i biri i presidentit Pashk Laska, i cili mungonte dhe thuhet se i ka fobi avionët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"