FOTOLAJM/ Bajerni bën dopietë në Gjermani, ja si feston Taulant Balla me të birin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2019 | 23:11

FOTOLAJM/ Bajerni bën dopietë në Gjermani, ja si feston Taulant Balla me të birin

Bajerni i Mynihut ka shumë tifozë në Shqipëri. Fitorja e Kupës së Gjermanisë ka bërë të lumtur fansat në vendin tonë, që e ndjekin rregullisht ekipin rekordmen të Gjermanisë.

taulant balla

Një tifoz fanatik i bavarezëve është edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Prej vitesh Balla njihet si tifoz i flaktë i Bajernit, por tashmë i tillë mund të quhet edhe i biri i tij, Robin.

Menjëherë pas ndeshjes së sotme, të dy kanë pozuar teksa kapiteni Manuel Nojer ngrinte trofeun e Kupës. Në të kaluarën Balla bashkë me të birin kanë shkuar në Mynih për të vizituar kampionët gjermanë në rezidencën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"