FOTO + VIDEO/ Kontrolle të rrepta, tifozët e Romë marshojnë drejt “Air Albania”-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 18:22

FOTO + VIDEO/ Kontrolle të rrepta, tifozët e Romë marshojnë drejt “Air Albania”-s

Duke filluar prej orës 18:00, ka nisur edhe marshimi i tifozëve të Romës, drejt stadiumit “Air Albania”. Në fotot dhe videot e siguruara nga “Panorama Sport”, italianë shikohen teksa kalojnë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ndër që barrierat e kontrollit janë vendosur në afërsi të ish-Sheratonit.

48b88365-4cac-45a5-96ca-cb9c3da62842

Të gjithë tifozët që do të futen në stadium do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë. Për futjen brenda në stadium, duke nisur nga ora 18:00, tifozët do të jenë të pajisur me një biletë elektronike.

cde7eec2-0141-4f97-ab5c-01440c4f2972

Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR Code”, i cili aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme të stadiumit bëhet i vlefshëm.

Çdo tifoz, me këtë biletë është i sigurt që mund të hyjë. Duke qenë elektronike, kjo biletë as nuk mund të kopjohet dhe as nuk mund të falsifikohet.

Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se formati i një letre A4 dhe për këtë qëllim do të vendosen dy vende depozitimi çantash, ku njëra do të qëndrojë tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hoteli “Rogner”, ku do të ketë vullnetarë që do të kujdesen për këtë pjesë dhe tifozët mund t’i rimarrin pas ndeshjes. Gjërat e tjera që tifozët nuk duhet të kenë me vete janë fishekzjarrët, dritat laser, shishet e ujit ose pije të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"