FOTO/ Racizëm në hotel, shpërthen sulmuesi i Kukësit: Është e papranueshme! Unë kurrë nuk do ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2022 | 16:35

FOTO/ Racizëm në hotel, shpërthen sulmuesi i Kukësit: Është e papranueshme! Unë kurrë nuk do ta…

Sulmuesi i Kukësit, Fejzhao, ëshë ndeshur me sjellje raciste ndaj tij në një prej hoteleve këtu në Shqipëri. Lajmin e ka bërë publik vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, teksa është mbështetur edhe nga futbollistë të tjerë të skuadrave rivale në Superiore, si Stenio Zhunior i Partizani, De Silva i Tiranës,

Fejzhao Kukesi

Një situatë tepër e shëmtuar kjo, që nuk i shkon aspak përshtat një vendi si Shqipëria, që shquhet për vlerat e lartë, në respektimin e fesë apo dhe ngjyrës së lëkurës të gjithsecilit.

POSTIMI I FEJZHAOS NË “INSTAGRAM”:

“Sot ketu ne hotel ne Shqiperi kalova nje situate racizmi nga nje nga punonjeset e papranueshme… Deri kur kjo do të ndodhë pa ndëshkim. Unë kurrë nuk do ta mbyll gojën dhe është e papranueshme që ne ta kalojmë këtë. Krenar për racën time, krenar për ngjyrën time”, shkruan Fejzhao.

Fejzhao

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"