Flik përforcon Gjermaninë për Botërorin e Katarit, trajneri i “Pancerave” merr në stol “Tigrin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 17:48

Flik përforcon Gjermaninë për Botërorin e Katarit, trajneri i “Pancerave” merr në stol “Tigrin”

Trajneri i Kombëtares gjermane, Hansi Flik, ka vendosur të përforcojë “Pancerat” me një “tigër” në stol, përpara fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

flik gerland

Bëhet fjalë për legjendën Herman Gerland, i njohur ndryshe si “Tigri”, kjo për faktin se në 50 vite ka mbuluar role të ndryshme në radhët e Bajernit të Mynihut, por mbi të gjitha, ka nxjerrë edhe yje si Shvajnshtaiger e jo vetëm.

Dhe falë eksperiencës së tij, Hansi Flik ka vendosur që ta ketë pranë vetes, si një mendim, një armë më shumë për aventurën më të rëndësishme që futbolli njeh: “Herman, do të vish me mua në Katar.

Nuk është një kërkesë, por një urdhër”, nënvizonte Flik në telefonatën me Gerlanc, i cili ka pranuar dhe do të jetë pjesë e stafit teknik gjerman.

PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"