Flamurtari zyrtarizon portierin Ilion Lika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2014 | 11:00

Flamurtari zyrtarizon portierin Ilion Lika

Lika-IlionIlion Lika është afrimi i parë i Flamurtarit në merkaton e verës. Lajmi është konfirmuar dje në mbrëmje nga drejtori sportiv i klubit vlonjat, Ardi Behari. “Kemi arritur marrëveshjen me portierin për një kontratë 2-vjeçare”, – ka thënë Behari. Nga ana tjetër, edhe Lika ka pranuar akordin. “Po, është e vërtetë. Tashmë mebtet për t’u hedhur vetëm firma”, – bëri të ditur portieri tiranas, i cili u bind nga oferta e kuqezinjve, duke lënë pas atë të bardhebluve. Në ditët e ardhshme klubi pritet të konfirmoj të tjera afrime, por emrat për momentin mbahen sekret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"