Firmos Ditmar Bicaj: Partizani zgjedhja e duhur, shpresoj të jem këmbë mbarë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2015 | 14:51

Firmos Ditmar Bicaj: Partizani zgjedhja e duhur, shpresoj të jem këmbë mbarë!

bicajPas Sebino Plakut. sot ishte radha e Ditmar Bicajt të prezantohej si lojtari më i ri i partizanit. Në fjalën e tij si futbollist i të kuqëve, Bicaj u shpreh mjaft i lumtur për aventurëne  tij të re deh deklaroi se do japë maksimumin për këtë fanelë.

“Fillimisht, dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen. Falënderoj të gjitha ekipet për ofertat e shumta, por zgjodha Partizanin për ambicjen time dhe sidomos për mikpritjen. Vij te një klub me një emër të madh dhe jam shumë i kënaqur që tashmë bëhem pjesë e tij.

Do jap maksimumin tim për të realizuar dëshirën dhe objektivat e rikthimit te titulli Kampion. Partizani ka evidentuar gjithmonë lojtarë të cilët tashmë janë pjesë e Kombëtares. Unë do jap më të mirën time, shpresoj të kem këmbën e mbarë!

Starova Jemi të kënaqur që arritëm më në fund marrëveshjen me Ditmar Bicajn. Nuk do të flasim për të shkuarën, por për atë cfarë kemi e cfarë marrim. Të gjithë së bashku shpresojmë të arrimë objektivat. Falë invetstimit serioz nga ana e Presidencës shumë shpejt fillojnë punimet për kompleksin dhe ky përbën një lajm mjaft të mirë për të ardhmen e sigurt të klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"