Erzeni zgjidh problemin e sulmit, shijakasit zyrtarizojnë një 23-vjeçar nigerian që ka luajtur në Austri dhe Skoci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 19:32

Erzeni zgjidh problemin e sulmit, shijakasit zyrtarizojnë një 23-vjeçar nigerian që ka luajtur në Austri dhe Skoci

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, ka kohë që ankohet për mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë. Mesa duket edhe ky shqetësim i stafit teknik po merr zgjidhje, pasi shijakasit kanë prezantuar afrimin e parë të merkatos së dimrit për repartin e sulmit. Pikërisht bëhet fjalë për nigerianin Seun Paul Komolafe, 23-vjeç.

erzeni

Sulmuesi  gjatë karrierës së tij ka luajtur në Austri me skuadrën e Kapfenberger, në uzbeksitan me Qisilqum dhe në Skoci me Arbroath. Statsitikat tregojnë që sulmuesi nigerian ka shënuar 11 gola gjatë karrierës së tij me skuadrat e lartpërmendura në kampionat respektive.

Ja njoftimi i klubit të Erzenit për afrimin e sulmuesit  nigerian:

“KF Erzeni zyrtarizon afrimin e sulmuesit Seun Paul Komolafe në skuadër. I urojme mirëseardhjen dhe suksese Paul, i cili është përforcimi me i ri në skuadrën e Erzenit”.

000

 


View this post on Instagram

A post shared by KF Erzeni (@kferzeni)

;

PANORAMASPORT.AL