Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët, penalltia e humbur e Karabecit mund të ndryshonte fatin e ndeshjes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2023 | 15:28

Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët, penalltia e humbur e Karabecit mund të ndryshonte fatin e ndeshjes (VIDEO)

Erzeni dhe Teuta u ndeshën mes tyre në stadiumin e Rrogozhinës,  takim i vlefshëm për javën e 17-të të Kategorisë Superiore dhe që u mbyll në shifrat 0-0. Një ndeshje e luftuar dhe me ritëm, por në fund nuk nxori fitues.

ERZENI TEUTA

Teuta shpërdoroi një mundësi “të artë” për të shënuar në pjesën e parë, ku Erando Karabeci gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Të  dy ekipet patën mundësi shënimi, më shumë krijoi Erzeni, por në fund lojtarët gabuan në finalizim.

Me këtë barazim Teuta mbetet sërish në vend të fundit, me 16 pikë, dy më pak se Erzeni që mban vendin e 7.

REZULTATI 

ERZENI 0-0 TEUTA

NGJARJET KRYESORE:

Mbyllet takimi në shifrat 0-0

88′ Ardit Iljazi ndëshkohet me kartonin e dytë  të verdhë,  që konvertohet si karton i kuq, duke lënë kështu Teutën me 10 lojtarë. (VIDEO)

83′ Zë vendësim  i dyfishtë tek Erzeni, Ardit peposhi dhe Osmanllari dalin nga fusha dhe në vend të tyre hyjnë Meçja dhe Maliqi.

76′ Peposhi shmang bukur Atandën, hyn në zonë, por në fund lojtari i Teutës gabon në finalizim. (VIDEO)

74′ Peposhi leshon një “predhë” nga distanca, por fatmirësisht për Erzenit topi përfundon jashtë . (VIDEO)

72′ Karton i verdhë për Dacin e Teutës.

69′ Zëvendësim te Teuta, Iljazi hyn në vend të Arifit.

68′ Karton i verdhë për Kacbufin.

65′ Tjetër rast për erzenin, por Qaqi dy herë tregohet shpëtimtar duke larguar rrezikun. ( VIDEO)

63′  Karton i verdhë për Kotobellin.

62′ Migone teston portierin Dema me një gjuajtje nga distanca, por reagon si duhet portieri i Teutës (VIDEO)

56′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Rohas dhe në vendin e tij futet Kahrimanoviç.

52′ Atanda provon me një gjuajtje me kokë, e cila shkon mbi kuadrat.

50′ Alba shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Krujës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45+4′ Atanda ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

45+1′ Zeka provon me një gjuajtje nga distanca me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

40′ Rohas godet me kokë dhe Dema reagon siç duhet për t’i mohuar golin shijakasve. (VIDEO)

34′ Migone avancon drejt zonës dhe godet me të djathtën, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.

32′ Karabeci niset nga pika e bardhë e penalltisë dhe e çon topin mbi kuadrat. (VIDEO)

29′-31′ Konfirmohet penalltia nga VAR-i.

28′ PENALLTI TEUTA! Gjinollari pengohet në zonë dhe Ferataj akordon 11-metërsh për durrsakët. (VIDEO)

25′ Daci del i vetëm përballb portës dhe godet me kok1%, me topin që përfundon në duart e Hasanbellit. (VIDEO)

19′ Daci gjuan me kokë, por Kacbufi arrin ta largojë në vijën fatale. (VIDEO)

9′ Peposhi provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Egnatia Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Sadiki, Atanda, Peposhi, Alba, Rohas, Migone, Maliqi, Zeka, Mihana.

Trajner: Alfred Deliallisi

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Arifi, Karabeci, Gjinollari, Peposhi, Fili, Daci.

Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"