Eros Grezda merr ftesë nga Kombëtarja U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2014 | 12:50

Eros Grezda merr ftesë nga Kombëtarja U-21

GrezdaMesfushori ofensiv i klubit slloven NK Aluminij, Eros Grezda, ka bërë me dije se ka pranuar ftesë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare U-21. “Kam marrë ftesë nga Kombëtarja U-21 e Shqipërisë për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të zhvillohet më 8 tetor në Rumani. Këtë ftesë e kam mirëpritur dhe me këtë rast ju siguroj se do të jap maksimumin tim”, ka deklaruar Grezda për “Epoka e Re”. Lojtari është një nga të rinjtë e shumtë që trajneri Skënder Gega pritet të afrojë për herë të parë me U-21.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"