Ernest Gjoka kthehet në pankinë, pritet firma te skuadra pretendente për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 22:57

Ernest Gjoka kthehet në pankinë, pritet firma te skuadra pretendente për titull

Ernest Gjoka kthehet përsëri në drejtimin e një skuadre. Trajneri i njohur, do ta bëjë këtë përsëri jashtë kampionatit shqiptar, por në një të tillë që njeh mjaft mirë, siç është ai i Maqedonisë së Veriut.

gjoka

Mediar në vendin fqinj raportojnë se Gjoka ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit të Shkupit, për të marrë drejtimin e kësaj skuadre në javët e fundit të këtij sezoni dhe në atë në vijim. Shkupi është aktualisht në vendin e dytë në renditjen e kampionatit, teksa ndjek me 3 pikë Strugën e Shpëtim Duros, ndaj për Gjokën do të jetë paksa e vështirë që të kthejë përsëri ekipin në vendin e parë.

Ai ka drejtuar edhe më parë në Maqedoninë e Veriut, në vitet 2019-2021, kur ishte në stolin e Shkëndijës së Tetovës me të cilën ia doli të fitonte titullin kampion. Në një nga 5 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit, Shkupi do të përballet pikërisht me kuqezinjtë tetovarë, të cilët nën drejtimin e Gjokës të paktën duhet t’i mbajë pas, për të mbrojtur vendin e dytë që çon në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"