Elbasani, Flamurtari dhe Bylisi bindin në miqësore/ Iliria surprizon Kastriotin, Vora mposht skuadrën greke. Ja të gjitha rezultatet 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2023 | 23:02

Elbasani, Flamurtari dhe Bylisi bindin në miqësore/ Iliria surprizon Kastriotin, Vora mposht skuadrën greke. Ja të gjitha rezultatet 

U luajtën ditën e sotme një numër i konsiderueshëm testesh miqësore, ku nuk munguan surprizat. Skuadra shqiptare, janë duke u konsoliduar në prag të startit të sezonit të ri, teksa edhe këto përballje miqësore, pritet t’iu shërbejnë trajnerëve për të vendosur pikat mbi I. 

Collage Maker-12-Aug-2023-11-00-PM-5745

Padyshim që rezultat surprizë mund të konsiderohet triumfi 3-0 i Ilirisë së Fushë-Krujës ndaj Kastriotit, si dhe suksesi i arritur në transfertë i Vorës, me rezultatin 0-2 ndaj skuadrës greke të Doksa Dramas. Në duelet e tjera, spikasin fitoret bindëse të AF Elbasanit, Laçit, Burrelit, Bylisit dhe Flamurtarit, ndërkohë që dueli mes Lushnjës dhe Besës i zhvilluar në Ersekë, përfundoi me rrjeta të paprekura.  

REZULTATET: 

AF Elbasani 4-1 Luzi 2008
Ajazi (x2), Hoxhaj, Melo / Mandela 

Laçi 2-0 Korabi
Manellari, Dajsinani (p) 

Iliria 3-0 Kastrioti
Allamani, Rafaelo, Myftari 

Besëlidhja 0-3 Burreli
Pedro (x2), Kola 

Doksa Dramas 0-2 Vora
Peralta, Xheferson 

Apolonia 0-2 Bylis
Emini, Qoshku 

Pogradeci 0-2 Flamurtari
Pjeshka, Metani 

Lushnja 0-0 Besa 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"