EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për Superkupën e Shqipërisë, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sot Tirana-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:27

EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për Superkupën e Shqipërisë, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sot Tirana-Vllaznia

Futbolli shqiptar rikthehet në fushën e blertë pas gati një pauze 1-mujore për shkak të Botërorit që po zhvillohet ende në Katar.

HAMITI

Sonte, në orën 19:00, në stadiumin “AIR Albania”, do të zhvillohet Superkupa e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia.

Sektori i dizenjimit të arbitrave, ka vendosur kryesorin e FIFA-s, Eldorjan Hamitin që do të drejtojë këtë supersfidë.

Në mbështetje të tij pritet të jenë asistentët, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.

Arbitër i katërt pritet të jetë Emanuela Rusta.

Në VAR, do të jetë arbitri i FIFA-s, Enea Jorgji, ndërsa në AVAR pritet të jetë Juxhin Xhaja.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Denis Rexha (Tiranë)

Asistent i dytë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Arbitër i katërt – Emanuela Rusta (Elbasan)

VAR – Enea Jorgji (Elbasan)

AVAR – Juxhin Xhaja (Tiranë)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"