EKSKLUZIVE/ Tundohet Tirana, vjen ofertë 600 mijë euro për sulmuesin bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2021 | 23:50

EKSKLUZIVE/ Tundohet Tirana, vjen ofertë 600 mijë euro për sulmuesin bardheblu

Ernest Muçi mund të largohet nga Tirana gjatë ditëve të ardhshme. “Panorama Sport” mëson se dje pasdite ka mbërritur një ofertë e shkëlqyer për sulmuesin e Tiranës dhe drejtuesit po meditojnë nëse do ta shesin sulmuesin apo jo. Bëhet fjalë për dy klube që po këmbëngulin për shërbimet e xhevahirit bardheblu: Jang Bojs dhe Rapidi i Vjenës. Këta të fundit kanë qenë më këmbëngulës, por ofertën prej 600 mijë eurosh nuk dihet ende se cili prej klubeve e ka bërë.
Muci-Selamni
Vetë Muçi pati deklaruar se do t’i pëlqente një aventurë në Austri, ndoshta duke ecur në gjurmët e ish-bomberit të Kombëtares, Hamdi Salihi. Sulmuesi 19-vjeçar (i mbush 20 vjeç më 19 mars) konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që ka nxjerrë akademia e Tiranës vitet e fundit. Ai ka luajtur këtë sezon 16 ndeshje me Tiranën dhe ka shënuar 5 gola. Fakti që Tirana ka afruar së fundmi Seferin dhe Vairinen, mund të jetë edhe pjesë e planit për ta shitur Muçin që në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"