EKSKLUZIVE/ “Skarcime” te Teuta, pas Gjatës dhe Gjumsit, zbulohet lojtari i tretë që largohet nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2023 | 18:29

EKSKLUZIVE/ “Skarcime” te Teuta, pas Gjatës dhe Gjumsit, zbulohet lojtari i tretë që largohet nga skuadra

Mbrojtësi nga Gostivari, Ardit Iljazi, është largimi i tretë nga Teuta pa u mbyllur viti 2023. “Panorama Sport” zbulon nga burime në klubin durrsak, se dje lojtari ka prishur marrëveshjen dhe nuk do të jetë më pjesë e skuadrës në vijim.

teuta

Iljazi erdhi si përforcim i rëndësishëm në verën e këtij viti te durrsakët, pasi kishte bërë një sezon mjaft të mirë te Erzeni. Mirëpo, ai nuk u përshtat te “djemtë e detit”, duke qëndruar më tepër në stolin e rezervave. Si për ironi të fatit, në ndeshjen e fundit, Erzeni-Teuta 0-0, e luajtur në Rrogozhinë, 23-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq.

Më parë ai ka qenë pjesë e Gostivarit dhe Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë që Teuta ka prishur marrëveshjet edhe me sulmuesit Aldi Gjumsi dhe Mario Gjata, të cilët kanë rreth dy javë që nuk janë më pjesë e skuadrës.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"