EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë Superiore gjen sulmues, vjen një kroat i formuar te Dinamo e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 8:28

EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë Superiore gjen sulmues, vjen një kroat i formuar te Dinamo e Zagrebit

Pritej të vinte Mario Jelaviç, por te Kastrioti mbërrin një tjetër kroat. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi krutan ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Marin Mudrazija.

mudri-face

26-vjeçari ka ardhur dje në mbrëmje në Shqipëri, i shoqëruar nga menaxheri Elton Marini, ndërsa sot do të nisë stërvitjen me skuadrën krutane pas dakordësisë që ka arritur me klubin. Mudrazija shihet si zëvendësuesi ideal i brazilianit De Silva, i cili u largua nga Kastrioti. Kroati është formuar si futbollist te të rinjtë e Dinamos së Zagrebit.


Më pas, deri në moshën 19-vjeçare ka qenë pjesë e NK Zagreb. Në dy sezonet e fundit, ka qenë pjesë e NK Dubrava të  Ligës së Dytë kroate. Mudrazija e ka mbyllur sezonin 2020-2021 me 13 gola të shënuar.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"