EKSKLUZIVE/ Flamurtari tenton goditjen e bujshme, kontakte me shqiptarin që zgjodhi Greqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 8:49

EKSKLUZIVE/ Flamurtari tenton goditjen e bujshme, kontakte me shqiptarin që zgjodhi Greqinë

Flamurtari, në kërkim të një portieri. E ndërsa çështja “Moçka” është përfshirë nga enigma e pikëpyetje të mëdha dhe nuk dihet nëse do të kthehet në janar, në Vlorë nuk duan të humbasin kohë.

3c194ea9-55a0-4a06-8226-eb5cd235dbea

Ata kërkojnë t’i paraprijnë më të keqes, duke shfrytëzuar edhe hapjen e merkatos. Vlonjatët nuk duan t’i mbajnë shpresat vetëm tek Ariol Koloshi, ndaj po kërkojnë një lojtar me eksperiencë për katërkëndorin.

KONTAKTOHET KAPINO Flamurtari kërkon të bëjë një goditje të madhe për portën. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht, se vlonjatët po projektojnë si “gardianin” e ri Stefanos Kapinon. Në “operacionin” e gjetjes së një portieri me emër, është përfshirë vetë administratori Sinan Idrizi që është i gatshëm të plotësojë çdo kërkesë financiare. 28-vjeçari Kapiono është me origjinë shqiptare, por është lindur dhe rritur në Greqi. Në shtetin fqinj është parë si talent, ndërsa rrugëtimin në futboll e nisi tek akademia e Panathinaikosit.

Si profesionist ka pasur karrierë edhe tek Olimpiakos. Ka mbajtur veshur fanellën e kombëtares greke për moshat 17, 19, 20 dhe 21- vjeçare, por edhe atë të ekipit të parë. Kapino ka luajtur edhe për Nottingham Forest në Angli. Prej vitit 2018 është zhvendosur në Gjermani, i aktivizuar te Verder Bremen apo SV Sandhausen. Që prej vitit 2021 është pjesë e Arminia Bielefeld, që militon në Bundesliga 2. Emri i Stefanos Kapinos është lakuar së fundmi në klub, ndërsa mësohet se kanë nisur edhe kontaktet konkrete me të. Ende nuk është mbyllur asgjë, por gjasat janë të mëdha për transferimin e greko-shqiptarit në Vlorë.

PISTA “ALIMUÇAJ” Nëse Stefanos Kapino pranon ofertën e Flamurtarit, bie pista e Saugli Alimuçajt. 20- vjeçari i huazuar te Labëria, duket se do të qëndrojë aty deri në fund të sezonit. U përfol shumë një rikthim i vlonjatit te kuqezinjtë, por ky opsion mund të zhbëhet. Drejtuesit duan garanci për portën, ndaj edhe duan që të mos kursehen. Përderisa luftojnë për ngjitjen në Superiore, nuk kanë në plan që të rrinë me kokën pas.

8

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"