EKSKLUZIVE/ Flamurtari “pazar” te Laçi, vlonjatët në ndjekje të dy futbollistëve të rëndësishëm të kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2022 | 14:32

EKSKLUZIVE/ Flamurtari “pazar” te Laçi, vlonjatët në ndjekje të dy futbollistëve të rëndësishëm të kurbinasve

Flamurtari nuk heq dorë nga Mentor Mazrekaj. Kosovari është një nga emrat e parë që u përfol qysh në nisje të kësaj merkatoje. Bisedimet jo vetëm që vazhdojnë, por janë në rrugë të mbarë.

MAZREKAJ

Burime të sigurta për “Panorama Sport” zbulojnë se pas aventurës së Laçit në Europë, mund të ketë zhvillime konkrete.

Nga kurbinasit ama “ëndërrojnë” edhe një tjetër lojtar.

Gazeta mëson se në listën e dëshirave është edhe Renato Malota.

Orët e fundit po lakohet gjithnjë e më shumë qendërmbrojtësi.

malota

Ai është një ndër lojtarët më me përvojë që bardhezinjtë kanë, ndërsa më herët ka luajtur me klube si Partizani, Dinamo, Kukësi dhe Vllaznia.

Duket se vlonjatët i kanë ruajtur “big”-ët për në fund, ndërsa deri më tani kanë prezantuar Sokol Nezirajn, Ariol Kaloshin dhe Ronald Dishën.

sk

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"