EKSKLUZIVE/ Emri më i ri i kryeqytetasve, mesfushori maqedonas pranë firmës me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 21:53

EKSKLUZIVE/ Emri më i ri i kryeqytetasve, mesfushori maqedonas pranë firmës me Dinamon

Miqësorja e fundit me Skënderbeun në Korçë tregoi se Dinamo ka nevojë për të tjera afrime dhe pritet që me ekipin të bashkohen së shpejti 4-5 futbollistë për përforcimin e të tria reparteve, por veçanërisht të mesfushës dhe të sulmit.

boban nikolov

“Panorama Sport” zbulon se emri i ri në merkaton e Dinamos është mesfushori Boban Nikolov nga Maqedonia e Veriut. Gazeta mëson se ka një akord paraprak mes palëve, që po diskutojnë detajet e fundit për të finalizuar marrëveshjen.

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre me eksperiencë, që ka luajtur në disa kampionate dhe numëron 49 ndeshje me kombëtaren maqedonase. Ai ka luajtur për disa sezone me Vitorul në Rumani, ku është aktivizuar edhe kampionatin e fundit, por me fanellën e Steauas së Bukureshtit.

Po ashtu, Nikolov ka qenë pjesë e Leçes në Serinë B italiane, Fehervarit në Hungari, Vardarit të Shkupit dhe Sherifit të Tiraspolit në Moldavi. Ka një eksperiencë të konsiderueshme ndërkombëtare dhe një lojtar i tillë Dinamos do t’i bënte punë.

2+65+65+65

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"