EKSKLUZIVE/ E ka stërvitur Zekiç, zbulohet mbrojtësi që pritet të vijë te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2023 | 14:55

EKSKLUZIVE/ E ka stërvitur Zekiç, zbulohet mbrojtësi që pritet të vijë te Partizani

Partizani duket se është gati për një tjetër përforcim, kësaj radhe në repartin e mbrojtjes dhe mesfushës. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin, Mateo Koçijan.

kocijan

Kroati duket se e ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Slaven Belupo, me klubin që mendon ta shesë.

Ai ka punuar te kjo skuadër me trajnerin e ri të “demave”, Zoran Zekiç. “Panorama Sport” zbulon se po diskutohen detajet e kontratës dhe kroati pritet të firmosë së shpejti, duke qenë gati për ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Te Partizani ai pritet të luajë si qendërmbrojtës, por mund të bëjë dhe rolin e mesfushorit shkatërrues.

213213232

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"