EKSKLUZIVE/ Duro kërkon një mesfushor shkatërrues, zbulohet lojtari që pret Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2022 | 18:59

EKSKLUZIVE/ Duro kërkon një mesfushor shkatërrues, zbulohet lojtari që pret Laçi

Laçi po kërkon prej kohësh një mesfushor shkatërrues, një numër 6 tipik, por deri më tani nuk e ka gjetur. Dëmtimi i Klinti Qatos dhe largimet e Juljan Shehut dhe Ardit Deliut i prishën planet trajnerit Shpëtim Duro. Megjithatë, “Panorama Sport” mëson se klubi kurbinas është pranë mbylljes së një goditjeje të rëndësishme.

78979879

Bëhet fjalë për një mesfushor serb që do të plotësonte mësë miri kërkesat e Duros. Gazeta mëson se drejtuesit janë prej ditësh në bisedime me Marko Djurisiç, i cili është pjesë e klubit të Superligës serbe, Vozdovac.

25-vjeçari ka luajtur më parë në elitën e futbollit serb edhe me Vojvodinën, Dinamo Vranje, Proleter Novi Sad dhe Macva Sabac. Për dy sezone Djurisiç ka qenë edhe në Letoni me kampionët e Rigës. Laçi po diskuton detajet e fundit të kontratës me lojtarin dhe gjasat janë që ai të firmosë në ditët e ardhshme.

TË DHËNA NGA “TRANSFERMARKT”:

78678678

7675675

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"