E largojnë nga Shpresat si i dëmtuar, shfaqet në stërvitje rregullisht me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2021 | 23:05

E largojnë nga Shpresat si i dëmtuar, shfaqet në stërvitje rregullisht me Partizanin

Mister me Tedi Carën. Sulmuesi i ri i Partizanit, në teori duhej të ishte pjesë e Shpresave për ndeshjet e radhës të kuqezinjve të drejtuar nga Alban Bushi, të cilët përballen me Slloveninë dhe Kosovën. Lojtari u largua nga grumbullimi si i dëmtuar, por është shfaqur që në ditën e parë të stërvitjeve për këtë javë me Partizanin në fushën stërvitore me të kuqtë.

Tedi Cara

FSHF bëri të ditur një ditë më parë se Cara nuk mund të ishte pjesë e përfaqësueses për ndeshjet e radhës për shkak dëmtimi dhe kishte lënë grumbullimin e kuqezinjve. Por duket se ai dëmtim nuk e ka penguar lojtarin që të dalë rregullisht në stërvitje sot me të kuqtë.

cara

Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka postuar foto në rrjetet sociale nga seanca e sotme stërvitore dhe aty shfaqet Cara duke u stërvitur me shokët e skuadrës për ndeshjet e radhës të Partizanit. Një situatë e mistershme për lojtarin i cili në fakt nuk ka pasur një rol qendror në planet e Shpresave. Ai ka luajtur vetëm në një nga ndeshjet ndaj Andorrës si titullar, ndërsa në takimin tjetër ndaj saj si dhe në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë, ka qenë zëvendësues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"