E BUJSHME/ Tjetër goditje “big” në merkato, Inter Majemi arrin akordin me një tjetër yll botëror 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 23:49

E BUJSHME/ Tjetër goditje “big” në merkato, Inter Majemi arrin akordin me një tjetër yll botëror 

Inter Majemi piketon një tjetër goditje “big” në merkato. Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, skuadra amerikane është afër arritjes së marrëveshjes së plotë për të nënshkruar me Serxhio Buskets si lojtar i lirë.

MESI

Bëhet me dije se negociatat po përparojnë, teksa marrëveshja mund të zyrtarizohet në ditët në vijim. Interes për mesfushorin kanë shprehur edhe dy klube nga Arabia Saudite, por duket se Inter Majemi është përpara tyre.

Prania e Lionel Mesit  është padyshim vendimtare pasi Buskets do të ishte gati për ribashkim në MLS me “Pleshtin”. Zhordi Alba është gjithashtu në bisedime me Inter Majemin. Ngelet për t’u parë se si do të shkojnë negociatat në ditët në vijim.  

BUSKETS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"