E BUJSHME/ Reali ofron 10 milionë euro + Hames Rodrigez për futbollistin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 18:25

E BUJSHME/ Reali ofron 10 milionë euro + Hames Rodrigez për futbollistin e Interit

Milan Shkriniar nuk është larguar kurrë nga radarët e Realit të Madridit dhe zërat e fundit në Spanjë e konfirmojnë diçka të tillë. Sipas lajmeve të raportuara nga “dariogol”, “Galaktikët” janë gati të bëjnë një ofertë tjetër për mbrojtësin sllovak të zikaltërve. Bëhet fjalë për 10 milionë euro dhe kartonin e mesfushorit kolumbian Hames Rodrigez, i cili nuk është më i paprekshëm në skuadrën e Zidanit.

milan shkriniar

Ai mund të përdoret si shkëmbim me Shkriniarin, por madrilenët duhet të japin edhe 10 milionë euro për mbrojtësin e Interit, i cili këtë sezon ka hasur vështirësi për t’u përshtatur me skemën 3-5-2 të Antonio Kontes. Interi nuk ka ndërmend që ta largojë për më pak se 50 milionë euro, por duket se Hames Rodrigez nuk i bind shumë italianët. Hames më parë është përfolur edhe si një nga objektivat e Juventusit dhe Napolit.

Shkriniar mund të jetë i sakrifikueshëm në rast të ndonjë oferte të majme sepse Antonio Konte ka zgjedhur Stefan De Vrajn si lojtarin kryesor në repartin defensiv dhe ai do të jetë shtylla e së ardhmes.

Hames-Atletiko- Nëse në Spanjë thonë se Hames i ofrohet Interit, në Kolumbi janë të sigurt se Reali i Madridit është gati të bisedojë me Atletikon për lojtarin. Hames dëshiron që të qëndrojë në Spanjë, por te Reali nuk ka më vend dhe i ka shpenzuar të gjitha mundësitë. Ai është i joshur nga një aventurë me Atletikon dhe me trajnerin Simeone, të cilin e sheh si “shpëtimtarin” e karrierës së tij.

hames

Reali në fillim ishte skeptik për këtë transferim, por me kalimin e kohës po mendon se kjo është gjëja e duhur. Mediat kolumbiane janë të sigurta për këtë kalim dhe thonë se deri tani Hames mund të konsiderohet 80% lojtar i Atletikos së Madridit. Në këtë sezon ai ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"