E BUJSHME/ Mesfushori ikën nga Egnatia, shitet te Debreceni për 100 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2023 | 16:00

E BUJSHME/ Mesfushori ikën nga Egnatia, shitet te Debreceni për 100 mijë euro

Nuk ka zgjatur shumë aventura e mesfushorit nigerian të Egnatias, Ojediran Hamzat, në Rrogozhinë. I ardhur në “pikun” e verës së nxehtë të vitit të shkuar, futbollisti pak ditë para se të mbyllej viti 2022, ka marrë një ftesë nga përfaqësuesja U-21 e vendit të tij dhe KF Egnatia i ka dhënë lejen futbollistit, sipas klauzolave të kontratës, që ai t’i bashkohet “Shpresës” nigeriane.

Vazhdon punën në merkato, Egnatia zyrtarizon mesfushorin 18-vjeçar | SuperSport

Edhe pasi hyri viti 2023, lojtari duket se ka zhvilluar në fshehtësi të plotë bisedime dhe ka lënë të hapur mundësinë e kalimit të tij në një skuadër tjetër. Themi kështu se që pas mbylljes së vitit 2022, Ojediron Hamzat nuk u kthye më tek Egnatia. Burime të sigurta në klubin Rrogozhinas, saktësojnë se sot Hamzat do të nënshkruajë marrëveshjen e kalimit të tij drejt skuadrës së mirënjohur hungareze të Debrecen. Tashmë kjo mundësi e artë i ka ardhur në derë mesfushorit këmbëshpejtë, që në Rrogozhinë, shumë tifozë syresh, nisën ta quajnë me epitetin “roboti” falë shkathtësisë dhe universalizmit që ai shfaqte në lojë.

Duket se tashmë historia e shkurtër e dashurisë do të mbyllet sot me një dashuri të re, pikërisht në ditën e të dashuruarve, pasi do të përfundojë me sukses nënshkrimi i marrëveshjes mes klubeve të Egnatias dhe Debrecenit. KF Egnatia, nga burime që nuk duan të identifikohen, kemi mësuar se nga ky kalim i nigerianit nga KF Egnatia drejt Hungarisë ka vënë kushtin e që vlera e transferimit të mos jetë në asnjë rast më e vogël se 100 mijë euro. Nigeriani, sipas informacioneve të besueshme, që morëm dje nga drejtuesit e ekipit, ka ditën e hedhjes së firmës për të lënë tashmë Egnatian, ku të gjithë e vlerësuan dhe respektuan për aftësinë dhe talentin e tij, dhe do të zbarkojë nga nesër të bëhet pjesë e skuadrës së tij të re, hungareze e Debrecen, një klub me njohje të vjetra edhe në arenën ndërkombëtare.

NGJARJA – Bëri shumë bujë në javën e dytë të fazës së parë, ndërhyrja e ashpër e nigerianit Ojediran Hamzat në dyluftim me të riun e Tiranës Klevis Qefalija. Ky i fundit mori një goditje të rëndë dhe iu desh të largohej në mënyrë urgjente nga ndeshja Egnatia-Tirana e javës së dytë (mbyllur 0-2) nga mesi i lojës së parë në mënyrë të frikshme drejt spitalit të traumës në kryeqytet ku qëndroi i shtruar për disa ditë. Dhe… për fatin e tij të mirë, futbollisti tashmë e ka kaluar situatën e vështirë dhe është rikthyer të luajë për bardheblutë kryeqytetas. Në 10 ndeshje që luajti për ngjyrat jeshilzeza të Egnatias, nigeriani Ojediron Hamzat do të mbahet mend edhe për 4 kartonë të verdhë, pasi nga natyra tregonte se ishte një lojtar shumë impulsiv, duke u ndodhur gjithnjë e më shpesh aty ku ndodhej topi, por ndonjëherë edhe duke mos i kontrolluar si duhet edhe nervat.

FATMIR EFICA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"