E BUJSHME/ Hap i madh në karrierë, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Laçit transferohet te Vasko de Gama

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2023 | 23:59

E BUJSHME/ Hap i madh në karrierë, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Laçit transferohet te Vasko de Gama

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Laçit, Serxhio Zhunior, i njohur ndryshe si Serxhinjo, ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra e Vasko de Gamës në elitën e futbollit brazilian.  

Serxhinjo

28-vjeçari ka qenë pjesë e klubit korçar dhe atij kurbinas në sezonet 2016/2017, por nuk mundi të lerë gjurmë në elitën e futbollit shqiptar.

Më pas braziliani u transferua në kampionatin maqedonas te Rabotniçki dhe Shkupi, teksa hapin e rëndësishëm në karrierë e bëri në sezonin 2020/2021, kur iu bashkua turqve të Giresunsport.

Junior_Sergio_@_Skenderbeu_pose_close

Tek kjo skuadër sulmuesi qëndroi 3 sezone, ndërkohë që ditën e sotme firmosi te klubi prestigjioz brazilian Vasko de Gama, që numëron plot 8 trofe të fituara, teksa spikasin 4 kampionatet, 1 Kupë Sudamerikane dhe 1 Kupë Libertadores.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"