Dy lojtarë nga Kombëtarja A dhe një talent nga Benfika, Bushi bën publike listën e Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 12:13

Dy lojtarë nga Kombëtarja A dhe një talent nga Benfika, Bushi bën publike listën e Shpresave

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për 2 ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës.

shpresat

Në listë ka risi të shumta, pasi janë thirrur dy futbollistë të Kombëtares A, mbrojtësit Ramen Çepele dhe Mario Mitaj, ndërsa dy risitë janë talenti shqiptar i Benfikës, Adrian Bajrami dhe portieri i Egantias, Bruno Puja.

Adrian Bajrami luan si mbrojtës qendre, dhe është një futbollist i lindur në Zvicër, por ka vendosur të luajë për Shqipërinë. 19-vjeçari njihet për shtatlartësinë e tij pasi është 1.88m i gjatë, dhe aktualisht aktivizohet te ekipi i 23-vjeçarëve të Benfikës.

Bruno Puja është një talent vetëm 21 vjeç dhe titullar i padiskutueshëm te Egnatia. Gardiani u transferua këtë verë te rrogozhinasit nga radhët e Kastriotit, por ka treguar një rritje të menjëhershme duke marrë dhe ftesë nga Shpresat.

Kuqezinjtë  do të ndeshen me Slloveninë në datën 12 nëntor, ndërsa në datën 16 nëntor do të udhëtojnë drejt Kosovës për tu ndeshur me dardanët.

LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR TE SHPRESAT

lista e shpresave

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"