“Dridhet” Juventusi, gjiganti europian shënjestron yllin e “Zonjës së Vjetër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 14:35

“Dridhet” Juventusi, gjiganti europian shënjestron yllin e “Zonjës së Vjetër”

Situata e vështirë me Juventusin për shkak të hetimit nga prokuroria prej përgjimeve, largimit të drejtuesve dhe problemeve me pagesat, ka vënë në vështirësi gjigantët bardhezinj.

vlahovic

Jo vetëm kaq, por së fundmi ka hapur një hetim edhe UEFA sa i përket situatës financiare me plusvalencat dhe Juventusi rrezikon shumë në të ardhmen që të mbetet jashtë kupave të Europës. Kundërshtarët, nga ana tjetër, fërkojnë duart dhe janë gati që të përfitojnë.

Mediat italiane raportojnë se Arsenali po përgatit një surprizë të pakëndshme për Juventusin sepse ka vënë në shënjestër Milinkoviç-Saviç të Lacios, një dëshirë e vjetër e Alegrit, por jo vetëm kaq.

“Topçinjtë” kërkojnë që të marrin edhe sulmuesin Dushan Vlahoviç, i cili është i pakënaqur me situatën dhe nuk dëshiron që në kulmin e moshës të mbetet në një ekip që mund të humbasë yjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"