Dhuna pas ndeshjes mes Erzenit dhe Partizanit, policia zbulon skandalin: Dy lojtarë në spital, nuk na kanë lajmëruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 21:42

Dhuna pas ndeshjes mes Erzenit dhe Partizanit, policia zbulon skandalin: Dy lojtarë në spital, nuk na kanë lajmëruar

Ndeshja e sotme e kampionatit U21 mes Erzenit dhe Partizanit në Shijak është mbyllur me një përleshje masive të turpshme. Në videot e postuara nga “Panorama Sport”, shihet se si konflikti në fjalë mes pjesëtarëve të dy skuadrave, nuk u ndal nga forcat e policisë.

bandicam 2024-04-16 16-06-00-687

Sipas Policisë së Shtetit, nuk kishte se si, pasi ndeshja është zhvilluar pa praninë e policisë, e cila nuk ishte lajmëruar për zhvillimin e saj në stadiumin “Tofik Jashari”, duke u luajtur jashtë kushteve që kërkon rregullorja. Si pasojë e kësaj përplasje, kanë mbetur të lënduar dy futbollistë të Partizanit, të cilët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Shijak / Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"