Detajet/ E diela po afron, rritet interesi për biletat e derbit Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 11:46

Detajet/ E diela po afron, rritet interesi për biletat e derbit Tirana-Partizani

“Erdhi sahati”, kjo është motoja me të cilën Tirana ka vendosur ta promovojë këtë derbi të radhës, teksa prej disa ditësh, bardheblutë kanë nisur edhe shitjen e biletave të betejës që i pret ditën e dielë ndaj Partizanit në “Air Albania”, ora 19:00.

maget partizani tirana

Prej dy ditësh kanë nisur shitjet e para, teksa biletat mund t’i gjeni “online” dhe në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sa u përket çmimeve, një biletë në tribunën përballë kushton 1 mijë lekë të reja, ndërsa në ato pas portave, 500 lekë. Çmimet në tribunën VIP kushtojnë respektivisht 3 mijë, 4 mijë dhe 5 mijë lekë.

Shqiptarët shquhen për t’i lënë gjërat në momentin e fundit, por jo të paktë janë ata që kanë menduar ndryshe. Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se interesi për bileta ka qenë mjaft i lartë, teksa sot e në vazhdim pritet të rritet edhe më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"