Daja mungesë e sigurtë, edhe Beqja në dyshim. Mesfusha trazon Teutën para derbit me Erzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 18:05

Daja mungesë e sigurtë, edhe Beqja në dyshim. Mesfusha trazon Teutën para derbit me Erzenin

Teuta vjen pas dy provash shumë të vështira ndaj Partizanit dhe Egnatias, ku arriti të marrë dy barazime pas një loje shumë të mirë dhe premtuese se mund të dalin nga kriza e thellë që i ka zënë prej javësh. Në radhë është dueli i së dielës ndaj Erzenit në Rrogozhinë, ku shijakasit zhvillojnë ndeshjet si pritës.

teuta

Koha për ta përgatitur këtë ndeshje ka qenë e mjaftueshme dhe pritet që në këtë takim të ketë një mungesë të sigurt dhe lojtar në dyshim. Asion Daja ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe duhet ta shlyejë pezullimin në këtë derbi. Ledio Beqja ndaj Egnatias pësoi një dëmtim në shpatull dhe do të shihet deri në momentet e fundit nëse ai do t’ia dalë të rikuperohet për këtë betejë. Mungesa e tij do të krijonte probleme në mesfushë, pasi do të shkonte në dy numri i titullarëve jo në dispozicion në këtë repart.

Në sfidën e fundit Erzeni arriti të dalë i fituar, teksa të dielën durrsakët do të tentojnë revanshin dhe rikthimin te fitorja pas një “thatësire” prej 8 ndeshjesh. Në gjykimin e parë, duke ndjekur ndeshjet e zhvilluara deri tani, shohim një ekip që mund të vendosë diktatin e saj në minuta të caktuara, por edhe që dorëzohet pa kushte në momente të tjera.

PËRGATITJET

Lojtarët e Teutës kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës me Erzenin. Kjo është një sfidë e cila për durrsakët vlen shumë, aq më tepër që luajnë me një ekip, që lufton për mbijetesë dhe fitorja është detyrim. Blutë e drejtuar nga Edi Martini kanë zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të plotë në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Atmosfera është e mirë dhe kundër Erzenit synohen tri pikët me qëllim për tu larguar nga fundi i klasifikimit. Në prolog të stërvitjes, trajneri Martini u foli futbollistëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje duke u kujtuar se në këtë moment rëndësi kanë vetëm pikët. Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim mund të dalin nga kjo situatë.

ZAMIR QYPI -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"