Çështja “Lila”, PAS Janina do të kërkojë të prishë kontratën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 21:29

Çështja “Lila”, PAS Janina do të kërkojë të prishë kontratën e tij

Klubi i futbollit PAS Janina do të kërkojë të prishë kontratën me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Andi Lila. Të paktën këto janë lajmet e fundit nga kampionati helen pas videos së publikuar dy ditë më parë kur lojtari bënte humor dhe batuta duke ironizuar priftërinjtë. Një video e nisur me humor, por që po prodhon një skandal të vërtetë. Protagonistë, Andi Lila, Armando Sadiku dhe imami Ahmed Kalaja.

Lila PAS Janina

Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët pritet të zbresin në fushë kundër Italisë, nisin një bashkëbisedim miqësor dhe satirik mes tyre, por të dokumentuar edhe me pamje, ku mbrojtësi kavajas nis të tregojë disa nga historitë që i kishin ndodhur me priftërinjtë në Greqi.

Shumë portale, por edhe të përditshme në shtetin fqinj, duke marrë parasysh edhe ndjenjën e fortë të besimit fetar që ata ushqejnë, nuk ngurruan që të mos e publikonin lajmin e quajtur bombastik, por duke e marrë me ilaritet si në rastin e incizimit të videos nga Lila, Sadiku e Kalaja, por me doza krejt të kundërta.

KLUBI

Ende jo zyrtarisht, skuadra e Janinës nuk ka mbajtur një qëndrim për atë që ka ndodhur me futbollistin kuqezi, por mediat greke bëjnë me dije se kanë kontaktuar me drejtuesit dhe këta të fundit janë shprehur se do të mësojnë me detaje gjithçka ka ndodhur në videon e publikuar.

Klubi do të përkthejë të gjithë atë që Lila ka thënë në bisedë me imamin Ahmed Kalaja dhe më pas do të marrë vendimin. Megjithatë, duket se aventura e Lilës në kampionatin grek ka përfunduar dhe klubi do të kërkojë të zgjidhë përfundimisht kontratën me lojtarin shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"