Barazimi i pabesueshëm i Interit në Portugali sjell rekord të ri, askush si sulmuesi zikaltër në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 23:27

Barazimi i pabesueshëm i Interit në Portugali sjell rekord të ri, askush si sulmuesi zikaltër në Ligën e Kampioneve

Interi ka kthyer një humbje 3-0 në pjesën e parë në një barazim 3-3 në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampioneve, duke barazuar kësisoj rekordin e Liverpulit i cili kishte bërë një gjë të ngjashme në vitin 2002 në Bazel ndaj vendasve.

sadsadsasdasdasdasda

Por ndeshja e sotme e Interit në Portugali ka shërbyer gjithsesi për të vendosur një rekord të ri. Kjo, pasi Marko Arnautoviç ka hyrë në historinë e Ligës së Kampioneve me golin e shënuar sot kundër portugezëve për të nisur pikërisht këtë barazim të çmendur.

Atij iu deshën 13 vite për t’u kthyer për të shënuar përsëri në Ligën e Kampioneve, pasi nuk e bënte një gjë të tillë që në vitin 2010 kur luante te Verder Bremën. Një diferencë kohore prej 4740 ditësh si askush më parë, duke vendosur një rekord të ri për turneun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"