Balotazh për një vend titullari mes dy lojtarëve, shikoni formacionin e mundshëm të Tiranës ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 13:06

Balotazh për një vend titullari mes dy lojtarëve, shikoni formacionin e mundshëm të Tiranës ndaj Laçit

Tirana ka mbyllur dje stërvitjen për sfidën me Laçin. Trajneri Emanuel Egbo ka vendosur që skuadra të mos stërvitet më shumë se 1 orë e 20 minuta, për shkak të shiut të dendur. Ekipi ka punuar në fushën me bar natyror dhe gjatë 80 minutave, trajneri ka vendosur edhe formacionin.tIRANA

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, duket se Elton Kale do të qëndrojë në stol për shkak të shpatullës, ndërkohë që Albi Doka kthehet në stërvitje dhe është gati për të luajtur nga minuta e parë, ndonëse ka qenë disa ditë me temperaturë. Për vendin bosh të lënë nga Kale, që mund të ketë ndonjë minutë në balotazh janë Halili dhe Ismajlgeci.

Të dy kanë shanse të barabarta për t’u aktivizuar, ndërkohë që Egbo i ka provuar të dy për të qenë titullar. Deri para ndeshjes trajneri ka kohë për të vendosur për lojtarin që e nis sfidën nga minuta e parë. Nga ana tjetër, titullarët e tjerë janë po ata në sfidën e parafundit me Partizanin.TR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"