Bajerni i Mynihut përgatit largimin e “gardës së vjetër”, ja cilët janë pasuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 12:30

Bajerni i Mynihut përgatit largimin e “gardës së vjetër”, ja cilët janë pasuesit

Sezoni i dobët ka sjellë pasoja edhe në planet e bordit të Bajernit. Mungesa e konsistencës në rezultate dhe lojë, sikurse forma nën mesatare e lojtarëve të caktuar nga kontingjenti i kampionëve të Bundesligës kanë bërë që Uli Hënes dhe pjesëtarët e tjerë me detyra ekzekutives të vihen në lëvizje.

bajern

Prestigjiozja gjermane “Bild” ka kanalizuar listën me 16 emrat që klubi është duke monitoruar përpara hapjes së “dritës së gjelbër” në tregun e transferimeve. Po ashtu mediumi i mësipërm pohon me nota bindëse se kapiteni i rekordmenëve të Gjermanisë Manuel Nojer do e ketë të fundit ciklin pasues, pra 2024- 2025. Ja futbollistët që janë vendosur në “lupën” e shefave nga Mynih:

PORTA – Rinovimi para disa muajsh nga Muanel Nojer është i fundit nga ajo që thekson “Bild”. Mosha e madhe dhe lëndimet e shpeshta nuk e bindin bordin ta zgjasë akoma më shumë bashkëpunimin me numrin “1” në ekip. Opsionet janë: Aleksandër Nybel, Rui Kosta dhe Majk Menja. Ky i fundi merr nota më të rëndësishme, për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Milanit, ndërsa çmimi në treg “kapërdihet” lehtë nga pala gjermane, 40 mln euro.

MBROJTJA – Alfonsos Dejvis është një hap larg Real Madridit, kurse binomi i qendrës Kim-Upamekano nuk po bind. Antonio Silva dhe Ronald Arauho i shkojnë përshtatet skemave të bavarezëve në bazë të karakteristikave poseduese. Të zotë në goditje dhe të saktë në pastrimin e zonës. Frimpong i Leverkusenit dhe Matsen i Dortmundit mund t’i japin fund problemeve në krahë, sikurse inkuadrimi i Teo Hernandez. Përvoja e mbrojtësit francez do të ndihmoj edhe shokët e ekipit në ngritjen e një niveli më të lartë, pasi ai mbart edhe aftësi lideri. Xhonatan Tah dhe Migel Gutierrez po ashtu gëzojnë numra fenomenal në spastrimin e zonës dhe krosimeve vertikale.

MESFUSHA – Joshua Kimish dhe Leon Gorecka nuk kanë qenë në gjendje ta prezantojnë më të mirë e tyre në qendër të mesfushës, e ku në shumë raste Tomas Tuhel është detyruar t’i spostojë në thellësinë e mbrojtjes. Zhoao Nevesh dhe Palhinja janë në monitorimin e skautëve bavarezë. Zubimendi i Real Sociedad i shtohet opsioneve. Pjekuria dhe vizoni i lojës nga basku pëlqehet tej mase në Mynih. Por këta nuk janë të vetmit. Florian Virc dhe Kris Fuhrish po zhvillojnë sezon sensacional me klubet përkatëse, duke lënë mbresa edhe te kampionët e Gjermanisë mbi mundësinë e nënshkrimit me ta.

SULMUES – Edhe pse në gjirin e Tomas Tuhel ndodhen një gamë e gjerë talentesh me prirje ofensive apo “pyka” si goleadori Herr Kejn, Til, Gnabri, Sane apo Myler, Serhu Zhuirasi është në plan të parë. Shkalla e lartë e efikasitetit para portës ka shtanguar bordin e Bajernit, ndërsa së fundmi qarkulloi në media kërkesa e trajnerit Antoni Konte, sigurimin e Zhuirasis, përndryshe ai nuk pranon të vijë në krye të “timonit” të Bajernit. Në këtë trajtë, Gnabri, Çupo-Moting duhet t’i bëjnë gati sa më parë valixhet. Në listën e përpiluar prej 16 lojtarësh, Virc konsiston me çmimin më “të kripur”, 110 mln euro, ndërsa në “hemisferën” tjetër ekonomike është gardiani Nybel me transferim flas, pasi është i huazuar po nga kampionët e Gjermanisë te Shtutgarti dhe në verë ka të drejtën e rikthimit.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"