Asistoi dhe gaboi vetëm 1 pasim, mbrëmje fantastike për Uzunin ndaj Barcelonës/ Shikoni notën dhe statistikat e sulmuesit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 23:27

Asistoi dhe gaboi vetëm 1 pasim, mbrëmje fantastike për Uzunin ndaj Barcelonës/ Shikoni notën dhe statistikat e sulmuesit shqiptar

Myrto Uzuni ishte një nga më të mirët në fushë për Granadën, në barazimin 3-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj gjigantëve të Barcelonës.  

bandicam 2024-02-11 22-45-50-162

Talenti beratas, në minutën e 20-të, tentoi të shënonte një eurogol me roveshatë, por nuk u koordinua siç duhet brenda zonës, ndërkohë që minutën e 60-të dhuroi një asist fantastik për Pelistrin që shënoi golin e dytë.  

Uzuni nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 82-të testoi reflekset e Ter Shtegen me një gjuajtje të befasishme, por gardiani i Barcelonës ia mohoi golin shqiptarit, falë ndërhyrje heroike të bërë, duke e larguar rrezikun në këndore.  

sofa uzuni

Në fund të sfidës, Uzuni u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  Një fakt interesant është se sulmuesi i Kombëtares shqiptare gaboi vetëm 1 pasim nga 10 që kreu në total.  

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 6 gola, Barcelona vuan ndaj Granadës! Uzuni bën protagonistin me asistit, por pritja spektakolare e Ter Shtegen “tërbon” shqiptarin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"